Radio Mi

Radio Mi

Rreth neshKush jemi Radio Mi është një projekt i cili lind nga dëshira dhe ambicja për të krijuar dhe zhvilluar një medium përfaqësues mbi artin dhe kulturën në vendin tonë. Emri i këtij mediumi i kushtohet kujtesës së Andrea Salvatore Mi, kontributit të tij kulturor e profesional si gazetar radiofonik, artist, kurator, docent, promotor, por mbi të gjitha dashamirësisë dhe pranisë së tij të palodhur në skenën alternative kulturore Shqiptare.Sot ky medium ka për qëllim jo vetëm të reflektojë praktikën e tij të lartë profesionale por dhe të krijojë vazhdimësi mbi një platformë dhe urë komunikimi të ndërtuar në harkun kohor të një dekade. Kjo sipërmarrje, që në fillesën e saj gjeti mbështetjen e Istitutit Italian të Kulturës i cili i bashkohet programacionit të Radio Mi me një numër emisionesh në gjuhën Italiane të cilat pasurojnë marrëdhënien dhe shkëmbimin e informacionit mes dy kulturave tona. Vizioni Radio Mi synon të jetë një zë përfaqësues në fushën e artit dhe kulturës duke zhvilluar programe informative, diskutime mbi tema aktuale, promovuar e përcjellë ngjarje të rëndësishme të artit në vendin tonë. Shtylla tjetër e rëndësishme e këtij mediumi do të jetë përzgjedhja cilësore muzikore 24/7, promovimi i rrymave dhe tendencave të reja me fokus të vecantë artistët, producentët dhe DJ-ët lokal.Больше

Контакты радио Radio Mi:
[email protected]
Телефон: 00355696227714
Адрес: 1060 Rruga Abdyl Frasheri, EGT Tower, Tirana Albania


Оцените радио
LaLaRadio.online
Отзыв о радио